​Salsburg-Chelsea, Broja pritet ta nis ndeshjen si rezervist

Futboll

​Salsburg-Chelsea, Broja pritet ta nis ndeshjen si rezervist

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 11:03
Armando Broja

Vetëm 90 minuta mund ta ndajnë Chelsean nga sigurimi i një vendi në fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, pasi “Blutë” udhëtojnë për t'u përballur me Red Bull Salzburg në kuadër të grupit E sonte nga ora 18:45.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Graham Potter qëndron në krye të grupit me shtatë pikë, ndërsa nikoqirët e tyre austriakë janë një vend më poshtë dhe me një pikë më pak para kësaj përballjeje të liderëve të klubit.

Te Chelsea mungojnë emra të mëdhenj për shkak të lëndimeve si Fofana, Kante, James dhe Koulibaly, por situata është e mirë në fazën e sulmit, aty ku është Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar dalëngadalë po fiton gjithnjë e më shumë besim nga trajneri Potter dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë minuta në dispozicion edhe në këtë sfidë të rëndësishme të Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi, Broja pritet të nis ndeshje si rezervist pasi treshja startuese e sulmit pritet të përbëhet nga Mount-Havertz-Sterling.

Këto janë formacionet e mundshme:

Salsburg: Kohn; Dedic, Solet, Pavlovic, Ulmer; Kjaergaard, Gourna-Douath, Seiëald; Sucic; Okafor, Sesko

Chelsea: Kepa; Azpilicueta, Chalobah, Silva, Chilëell; Gallagher, Jorginho, Loftus-Cheek; Mount, Havertz, Sterling

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat