Është një rënie e paprecedentë 

Futboll

Është një rënie e paprecedentë 

Nga: K. G. Më: 25 tetor 2022 Në ora: 12:11
Blerim Xhemaili

Është një rënie e paprecedentë. Asnjëherë në historinë e futbollit zviceran nuk është rrëzuar një kampion si Zurich.

Nga kampioni në pretendent për rënie në vetëm pesë muaj, shkruan mediumi zviceran “Blick”.

Humbja e së dielës në derbi me rezultat nga 4:1 nga Grasshoppers është ndeshja e tyre e 16-të radhazi pa fitore në Superligë.

“Është e vërteta e hidhur. Ne jemi aty ku i përkasim”, thotë kapiteni i Zurich, Yanick Brecher.

Zurich është në fund të renditjes me vetëm 6 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat