Fiton gati 5-fishin e Gareth Bales, Xherdan Shaqiri habit të gjithë

Futboll

Fiton gati 5-fishin e Gareth Bales, Xherdan Shaqiri habit të gjithë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 12:15
Xherdan Shaqiri

Amerika, “Toka e Premtuar” për shumë “yje” të futbollit, kryesisht për ata që janë në fund të karrierës, por jo vetëm. Chicharito Hernandez, Gareth Bale, Carlos Vela… apo Lorenzo Insigne.

Gjatë dekadës së fundit, edhe lojtarë të Kombëtares Kuqezi janë tërhequr nga “ari” që ofrohet në MLS.

Në këtë kampionat kanë luajtur emra të tillë si Hamdi Salihi, Shkëlzen Gashi, Jahmir Hyka e së fundmi Giacomo Vrioni, i transferuar në mënyrë surprizë në verë te New Englad Revolution.

Edhe Xherdan Shaqiri, nga muaji shkurt luan në këtë kampionat, madje konsiderohet emër i madh që ka impakt në lojë dhe në imazhin e këtij kompeticioni në botë. Jo më kot mesfushori shqiptar, që përfaqëson Zvicrën, rezulton të jetë futbollisti i dytë më i paguar në MLS, pas Lorenzo Insignes.

Ish-mesfushori i Bayernit, Interit dhe Liverpoolit (klubet më të mëdha ku ka luajtur në Europë) ka një pagë që kap shifrën 7,350,000 dollarë, pa taksa, pasi bruto paga e tij shkon 8,153,000 dollarë.

Rekordi mbahet nga ish-sulmuesi i Napolit, që fut në xhep për një vit 14,000,000 dollarë.

Gareth Bale, çuditërisht, fiton shumë më pak se shqiptari: vetëm 1,600,000 dollarë.

Futbollistët më të paguar në MLS (neto/bruto)

Lorenzo Insigne (TOR) $14,000,000 (i kompensohen taksat)

Xherdan Shaqiri (CHI) $7,350,000/ $8,153,000

Javier Hernandez (LA) $6,000,000/ $7,443,750

Federico Bernardeschi (TOR) $3,125,000/ $6,256,322

Douglas Costa (LA) $3,000,000/ $5,800,000

Gonzalo Higuain (MIA) $5,100,000/ $5,793,750

Hector Herrera (HOU) $4,750,000/ $5,246,875

Alejandro Pozuelo (MIA) $3,800,000/ $4,693,000

Luiz Araujo (ATL) $3,600,000/ $4,480,333

Jozy Altidore (NE) $3,706,139/ $4,264,963

Christian Benteke (DC) $4,000,000/ $4,182,778

Josef Martinez (ATL) $3,750,000/ $4,141,667

Lucas Zelarayan (CLB) $3,100,000/ $3,700,000

Carles Gil (NE) $3,250,000/ $3,545,833

Rodolfo Pizarro (MIA) $3,050,000/ $3,350,000

Nicolas Lodeiro (SEA) $2,640,000/ $3,256,667

Franco Jara (DAL) $2,540,000/ $3,227,000

Raul Ruidiaz (SEA) $2,472,000/ $3,201,120

Victor Wanyama (MTL) $2,400,000/ $3,091,667

Cucho Hernandez (CLB) $2,600,000/ $2,886,000

Carlos Vela (LAFC) $2,400,000/ $2,737,500

Gustavo Bou (NE) $2,500,000/ $2,675,000

Gareth Bale (LAFC) $1,600,000/ $2,386,667

Gaston Gimenez (CHI) $2,060,000/ $2,360,667

Walker Zimmerman (NSH) $2,088,235/ $2,345,214

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat