Llapi të mërkurën e pret Dukagjinin

Futboll

Llapi të mërkurën e pret Dukagjinin

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 12:23
Llapi të mërkurën e pret Dukagjinin

Të mërkurën zhvillohet ndeshja e mbetur e javës së 12-të të Albi Mall Superligës, ndërmjet Llapit dhe Dukagjinit. 

Pritet një ndeshje tejet interesante në stadiumin “Zahir Pajaziti”, me fillim nga ora 13:00.

Kjo ndeshje ishte shtyer për shkak se Llapi luajti në finalen e Superkupës Kosovë-Diasporë, ku edhe u shpall fitues.

Llapi në fundjavë u mposht 2-0 në derbin ndaj Prishtinës së “Fadil Vokrri”, andaj ndaj klinasve lufton të rikthehet tek rezultatet pozitive.

Në anën tjetët, Dukagjini në ndeshjen e fundit barazoi me 1-1 me Ballkanin, por pati një paraqitje mjaft solide.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat