Brazilianit të Realit nuk i del inati

Futboll

Brazilianit të Realit nuk i del inati

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 12:38
Brazilianit të Realit nuk i del inati

Vinícius Jr. nuk e harron lehtë episodin e pakëndshëm të racizmit që përjetoi në derbin e fundit të Madridit. Në një intervistë për “Globo”, braziliani kërkon dënim të rreptë për ata që brohorisnin me fjalë të papërshtatshme kundër tij.

“Nuk duhet të lejohet hyrja e tyre në stadium. Është e vështirë të thuash se racizmi në futboll do të zhduket, sepse janë kaq shumë njerëz që vazhdojnë të kenë sjellje raciste, por më pëlqen të besoj se ka më shumë njerëz të mirë sesa të këqij”, – deklaroi me sinqeritet nga shtëpia e tij në kryeqytetin spanjoll braziliani.

Ai është shumë i lënduar nga koret e turpshme të “Wanda Metrpolitanis “Vinícius është një majmun …”, dhe shpreson që abuzuesit të marrin atë që meritojnë.

“Të gjithë ata njerëz që janë racistë duhet ta paguajnë në një farë mënyre. Tifozët e Atléticos, që e bënë këtë, nuk mund të hyjnë më në një stadium. Në këtë mënyrë, ata njerëz do të vuajnë shumë dhe do të mendojnë se, nëse bëjnë diçka të tillë, duhet ta paguajnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat