Legjenda e United kritika anësorit

Futboll

Legjenda e United kritika anësorit

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 22:19
Legjenda e United kritika anësorit

10 ndeshje, dy gola dhe një asist janë pak për një lojtar si Jadon Sancho.

Aq më tepër kur tek Manchester United presin që anësori i djathtë të marrë përsipër skuadrën dhe të shndërrohet në një “makth” për mbrojtësit kundërshtarë.

Mirëpo, kur po luan sezonin e tij të dytë me “Djajtë e Kuq”, Sancho nuk është ngritur në lartësinë e pritshmërive ndërsa së fundmi, kritikat për 22-vjeçarin vijnë edhe nga një legjendë e United si Rio Ferdinand. Ish-futbollisti thekson se United nuk e transferoi Sanchon për të luajtur si një mbrojtës ndërsa shton se lojtari i kombëtares ka humbur totalisht besimin.

“Sho që Sancho nuk ka më besimin e duhur në fushë, ky nuk është versioni më i mirë i tij.

Manchester United nuk e transferoi atë për të luajtur si një mbrojtës, ne e morëm Sanchon për të shkatërruar mbrojtjet kundërshtare. Unë dua të shoh shumë më shumë nga Sancho”, theksoi Ferdinand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat