Treshja e Struga Trim Lum synon fitore ndaj Pobedës

Futboll

Treshja e Struga Trim Lum synon fitore ndaj Pobedës

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 23:47
Treshja e Struga Trim Lum

Treshja Ibraimi, Shabani e Merxhani, të cilët fundjavën që lamë pas luajtën me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut kontrolluesen ndaj Arabisë Saudite, tashmë ju rikthehen garave elitare me ekipin e FC. Struga Trim & Lum. 

Qe të tre duke folur për emocionet dhe grumbullimin me ekipin përfaqësues të vendit, për faqen zyrtare të klubit folën për ndeshjen e radhës në kampionat, atë kundër Pobedës, që nesër (14.00 do e zhvillojmë në Prilep. 

Futbollisti Bunjamin Shabani shprehet optimist: “Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme. Mendoj se nuk duhet të nënvlerësojmë Pobedën, pa marrë parasysh pozitën në tabelë. Ne si skuadër do të bëjmë maksimumin për të ju kthyer fitoreve edhe ecurisë pozitive në kampionat”.

Besart Ibraimi, sulmues më i mirë, ka thënë: ”Ndeshje shumë e rëndësishme për ne. E dimë që stadiumi i Prilepit është një terren i vështirë për çdo skuadër, pasi ekipi vendas çdoherë ka përkrahjen tifozëve. Respekt për Pobedën, por neve do të mundohemi të japim më të mirën edhe në këtë përballje dhe nga Prilepi të kthehemi me fitore”. 

Zija Merxhani beson në fitoren e Strugës: “Ndeshje tipike kampionale, ku do të duhet të derdhim shumë djersë për të arritur objektivin tonë, e ai pa dyshim se është tre pikëshi. Fazën e parë të garave në Ligën e Parë e mbyllëm në pozitën e parë, aty ku besojmë të jemi edhe në fund të sezonit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat