Henry zbulon gjithçka: Po pret vetëm një skuadër

Futboll

Henry zbulon gjithçka: Po pret vetëm një skuadër

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 15:26
Henry zbulon gjithçka: Po pret vetëm një skuadër

Në orët e kaluara, Zinedine Zidane është kthyer të flasë për të ardhmen e tij si trajner duke shpjeguar se është gati të bëjë kthimin e tij në botën e futbollit shumë shpejt pas eksperiencave të suksesshme në drejtim të Real Madrid.

Për trajnerin francez ka pasur shumë hipoteza në muajt e fundit. Natyrisht, ka edhe nga ata që kanë folur për një kalim të mundshëm në stolin e Francës, por edhe zëra për të marrë drejtimin e Juventus-it.

Në lidhje me të ardhmen e Zizou ka folur edhe një tjetër legjendë e futbollit francez si Thierry Henry, i cili ka thënë për CBS Sports: “Për Zidane ka pasur shumë zëra në lidhje me interesimin e shumë skuadrave, por asnjë nga këto zëra nuk ka qenë i vërtetë.

“Sipas jush, pse ka qenë kështu? Nuk besoj se Zizou ka dëshirë të drejtojë Juventus-in. Besoj se Zidane po pret një telefonatë nga kombëtarja e Francës, dhe kjo është më e kuptueshme.

“Unë nuk do të shkoja tani tek Juventus-i nëse do të isha në vendin e tij. Ka fituar gjithçka, tre Champions League. E përsëris, mendoj se po pret vetëm telefonatën e Francës”, ka thënë ish-sulmuesi legjendar.

Do të shohim se cila do të jetë e ardhmja e ish-trajnerit të Real Madrid dhe nëse Henry do të ketë të drejtë në lidhje me mundësinë për ta parë në stolin e Francës në të ardhmen e afërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat