Simeone para duelit me Rangres: Duhet të japim gjithçka

Futboll

Simeone para duelit me Rangres: Duhet të japim gjithçka

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 18:13
Simeone

Futbollisti i Napolit, Giovanni Simeone, thotë se ndeshja me Rangers nuk do të jetë aspak e lehtë.

‘Napolitanët’ dhe Rangers, do të përballen sonte në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Napoli tashmë ka siguruar kalimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve, pasi ka tubuar 12 pikë në Grupin A, megjithatë, Simeone mendon se sfida më skuadrën skoceze, do të jetë e vështirë.

“Duhet të japim gjithçka dhe të jemi gjithmonë gati për atë që mund të vijë. Ne presim që Rangers t'i bëjë gjërat të vështira për ne”, tha ai.

Ndeshja Napoli-Rangers nis në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat