Flamur Idrizi, talenti që po shkëlqen në Gjermani, ëndërron fanellën e kombëtares së Kosovës  

Futboll

Flamur Idrizi, talenti që po shkëlqen në Gjermani, ëndërron fanellën e kombëtares së Kosovës  

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 26 tetor 2022 Në ora: 20:01
Flamur Idrizi

Në shtete të ndryshme të Kontinentit të Vjetër po ashtu edhe në Skandinavi, është një numër i madh i sportistëve shqiptarë që paraqiten me sukses, sidomos në lojën më të popullarizuar në botë, në futboll.

Një emër që po shquhet për grupmoshat e reja në Gjermani është edhe 16-vjeçari nga Kosova, Flamur Idrizi.

Talenti shqiptar luan me sukses në petkun e ekipit Djk Ingolstadt U17.

Image

Idrizi është i shpejt, ka goditje të forta, driblues dhe i frikshëm para portierëve kundërshtarë.

Treguesi më i mirë është se në edicionin e kaluar ka qenë golashënuesi numër një.
Idrizi si synim e ka që me punë, angazhim dhe lojëra të mira, të arrijë rezultate sa më të mirë me ekipin e tij. 

Si çdo shqiptar, edhe Idrizi ka synim një. ditë që të paraqitet në fanellën e kombëtares së Kosovës.   

 “Bota sot”:  Si iu lindi dashuria për futboll?

Flamur Idrizi: Kur isha pesëvjeçar, bashkë me motrën time ushtronim tenis. Afër fushës së tenisit, ishte edhe një ekip duke luajtur futboll,. Si i pash djemtë duke luajtur, i thash babait, ky është sporti  im, këtu duhet të më lajmërosh, Me vite, dashuria për futbollin më është rritur dhe do të rritet akoma.

“Bota sot”: Luani për ekipin Djk Ingolstadt U17, cilat janë synimet me ekip?

Flamur Idrizi: Duam të luajmë në ligën më të lartë. Synojmë rezultate sa më të mira. 

“Bota sot”: A i frikësoni konkurrencës në ekip?

Flamur Idrizi: Më shumë stërvitje dhe ambicie, mendoj që nuk duhet të frikësohem. 

“Bota sot”: Sa keni mundësi që të përcillni futbollin e Kosovës?

Flamur Idrizi: Me padurim i pres lojërat e ekipit tonë, me të cilët krenohem.

“Bota sot”: Cilët janë rivalët më të mëdhenj të Djk Ingolstadt U17 në rangun që garoni?

Flamur Idrizi: Rivalët tanë janë SV Heinstetten dhe Kirchheimer SC.

“Bota sot”: A synoni që një ditë të paraqiteni në fanellën e Kombëtares së Kosovës?

Flamur Idrizi: Kjo është dëshira ime më e madhja.

“Bota sot”:  Cilin futbollist e keni idhull dhe cilën skuadër e simpatizoni?

Flamur Idrizi: Pedri - është gjithmonë në vendin e duhur dhe sigurisht Barcelona.

“Bota sot”: Sa është vështirë të luash në Djk Ingolstadt U17, sa jeni të kënaqur me kushtet dhe hapësirën në fushën e lojës?

“Flamur Idrizi: Jam shumë i kënaqur me kushtet, ekipin dhe trajnerët.

“Bota sot”: A e keni mbështetjen e familjes në futboll, kush iu motivon më shumë?

Flamur Idrizi: Familja ime asnjëherë nuk ndalen duke me mbështetur në futboll, duke ia nisur nga ndihma emocionale deri te ajo financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat