Shmangie si nëpër filma, ish-“ylli” i Bayernit kërcënohet

Futboll

Shmangie si nëpër filma, ish-“ylli” i Bayernit kërcënohet

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 20:12
Shmangie si nëpër filma

Përvojë e hidhur për ish-mesfushorin e Barcelonës, Milanit dhe Bayernit të Mynihut, Mark van Bommel.

Trajneri aktual i Antwerpit në Belgjikë i ka shpëtuar një tentative grabitjeje, brenda një parkimi nëntokësor, pranë banesës së tij.

Një person i armatosur i ka zënë pritë sapo hyri në garazh me makinën e tij dhe e kërcënoi të dilte nga makina. Van Bommel u zhvendos menjëherë nga pas dhe pasi përplasi një automjet të parkuar mundi të largohej me shpejtësi, pa pësuar dëmtime fizike.

Alarmi i shkaktuar nga përplasja e automjeteve bëri që grabitësi të arratisej. Autoritet kanë nisur hetimet për të zbuluar identitetin e personit që tentoi të grabiste Van Bommelin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat