Goditje për Tiranën

Futboll

Goditje për Tiranën

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 11:57
Goditje për Tiranën

Për sfidën me Kukësin, Tirana rrezikon të humbasë Marsel Ismajlgecin. Lojtari prej dy ditësh ka pasur probleme, duke lënë në mes stërvitjen.

Stafi mjekësor dje ka zhvilluar një kontroll dhe është konkluduar se lojtari ka një kontraktim dhe duhet të mbahet në kontroll deri ditën e ndeshjes.

Futbollisti po bën fizioterapi dhe mjekët janë optimistë që lojtari të jetë në fushën e lojës. Gjithsesi, nuk është thënë fjala përfundimtare.

Deri ditën e ndeshjes ka edhe disa ditë. Nëse kapiteni Ismajlgeci nuk ia del, atëherë në vend të tij do të luajë Përgjoni, cili është zëvendësi i Marselit në çdo ndeshje.

FORMACIONI – Tirana ka mangët tre lojtarë: Kallakun, Deliun dhe Xhixhën që janë me ekipin kombëtar. Ata me shumë gjasa bashkohen nesër në stërvitje, ndërsa Filip Najdovski është bashkuar me grupin.

Edhe Patrik është stërvitur normalisht me të tjerët, ndërsa formacioni do të jetë ai klasik me Bekajn në portë.

Më pas Toshevski, Najdovski e Lulaj në mbrojtje e Ismajlgeci ose Përgjoni majtas.

Mesfusha me treshen Kallaku, Aleksi e Deliu. I gatshëm është edhe Vesel Limaj që e ka kaluar dëmtimin. Nga ana tjetër, në sulm, treshja Xhixha-Hasani dhe Patrik.

Në sfidën me Kukësin, Shehi e ka ekipin pothuajse të plotë. Shqetëson vetëm Ismajlgeci për të cilin do të pritet vetëm ora e fundit e ndeshjes.

KARTONËT – Në sfidën me Kukësin rrezikon Redon Xhixha. Lojtari ka tre kartonë të verdhë. Nëse ndëshkohet edhe me një karton atëherë ai humbet sfidën me Kukësin.

Kujtojmë që Xhixha ka shënuar 10 gola në 9 ndeshje të kampionatit me një mesatare të habitshme prej 1.11 golash për takim. Sulmuesi bardheblu është kandidat për të qenë golashënuesi i Superiores në këtë sezon.

Tirana e mbylli në shtëpi fazën e parë kundër Erzenit. Faza e dytë nis në fund të muajit tetor me Kukësin, po në shtëpi, dhe Egnatian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat