Ballkani - Slavia, ja cilën skuadër e favorizojnë bastet

Futboll

Ballkani - Slavia, ja cilën skuadër e favorizojnë bastet

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 14:14
Ballkani - Slavia, ja cilën skuadër e favorizojnë bastet

Ballkani sonte luan njërën ndër sfidat më të vështira të këtij sezoni në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës në ‘Fadil Vokrri’ sfidon Slavia Pragë, në kuadër të rrethit të pestë në fazën e grupeve të kësaj ligë evropiane.

Skuadra e Ilir Dajës pas humbjes nga Sivasspor, në duel me Slavia Pragë, hyn objektiv të qartë, fitoren, sepse vetëm me pikë e maksimale në këtë ndeshje, mbetet në garë për të kaluar në rundin tjetër të kësaj ligë evropiane.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat e kësaj sfide.

Kuota për fitoren e Ballkanit llogaritet 6.00, barazimi 4.00 teksa për triumfin e çekëve kuota është 1.57.

Ballkani aktualisht është e fundit në grup më katër pikë, aq sa ka edhe Slavia, kurse, lideri i grupit është Cluji me shtatë pikë të tubuara.

Ndeshja Ballkani-Slavia Pragë nis në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat