Xheko: Lojtari më i mirë, falë…

Futboll

Xheko: Lojtari më i mirë, falë…

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 14:29
Xheko: Lojtari më i mirë, falë…

Ashtu si një vit më parë kur dopieta e tij përballë Shahtjor Donetskut vulosi kualifikimin e Interit, edhe këtë herë Edin Xheko nuk zhgënjeu duke shkundur dy herë rrjetën e Viktoria Plzenit dhe duke marrë në shtëpi çmimin si “Lojtari më i mirë i ndeshjes”.

Në përfundim boshnjaku komentoi paraqitjen e tij dhe të Interit, duke mos dashur të flasë mbi kontratën që skadon në qershor. “Unë më i miri i ndeshjes?” kjo ndodhi sepse në fushë nuk ishte Brozoviç, sepse është gjithmonë ai që e merr këtë çmim.

Kemi bërë një paraqitje të mirë, përveç 10-15 minutave të para. Unë bëj atë që duhet për skuadrën, është detyra ime edhe pse ndonjëherë rezulton mirë, ndonjëherë jo, por jap gjithmonë maksimumin edhe në moshën 36-vjeçare.

Tani na presin ndeshje të tjera të rëndësishme dhe Interi do të bëjë çdo gjë për të vazhdar në të njëjtin nivel kundër cilitdo kundërshtari që të na rezervojë shorti, ashtu si bëmë ndaj Barcelonës.

Jam i lumtur edhe për Lukakun që u rikthye me gol, sepse goli ne sulmuesve na jep besim’, tha Xheko që në fund u ndal te rinovimi: “Nuk e mendoj fare për momentin. Di që ndihem mirë dhe kemi një sezon të tërë para të cilin do të përpiqem ta luaj në të njëjtin nivel. Pastaj do të shohim çfarë do të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat