Granada vë në lëvizje ushtrinë spanjolle për sulmuesin shqiptar

Futboll

Granada vë në lëvizje ushtrinë spanjolle për sulmuesin shqiptar

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 18:14
Uzuni

Klubi i Granadës ka dashur të festojë në mënyrë madhështore rinovimin e kontratës që firmosi pak ditë më parë me Myrto Uzunin deri në vitin 2026, dhe për ta bërë një gjë të tillë, ka vënë në lëvizje edhe ushtrinë spanjolle.

Klubi ka postuar në rrjetet sociale ku shihet sulmuesi shqiptar në helikopteri dhe bëhet gati për nisje.

“Uzunicoptero” shkruante klubi spanjoll në këtë postim të veçantë i cili i referohej nofkës me të cilin thërritet sulmuesi shqiptar që kur shënoi golin me “gërshërë” pak javë më parë.

Për të bërë realitet “Uzunicoptero”, Granadës i është dashur të kërkojë bashkëpunimin e ushtrisë dhe shkollës ushtarake të helikopterëve.

Diçka e rrallë, por që për klubin kishte rëndësi të madhe për të festuar siç duhet firmën me golashënuesin më të mirë të La Liga 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat