Shqiptarët e Zurich-ut fitojnë në Europa League

Futboll

Shqiptarët e Zurich-ut fitojnë në Europa League

Nga: K. G. Më: 27 tetor 2022 Në ora: 20:38
Shqiptarët e Zurich-ut fitojnë në Europa League

Zurich sonte si vendas ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj ekipit norvegjez Bodo/Glim.   

Për Zurich shënoi Boranijaseviq (57'), Marchesano (90+4’) e dhe për Bodon Pellegrino (45+1).

Fidan Aliti, Blerim Xhemaili, Lindrit Kamberi, u paraqitën standardë për Zurich-un. 

Xhemaili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën 63-të dhe u zëvendësua në atë të 71-tën dhe Aliti në minutën e 84-të.

Pas pesë xhirove në Grupin A në Europa League, Arsenali kryeson me 12 pikë, pasojnë PSV me 10, Bodo 4 dhe Zurich 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat