Simeone: Penalltia e humbur moment i vështirë, ja pse nuk e goditi Griezmann

Futboll

Simeone: Penalltia e humbur moment i vështirë, ja pse nuk e goditi Griezmann

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 21:20
Simeone

Atletico Madrid u eliminua që në fazën e grupeve të Champions League mbrëmjen e djeshme. Los Colchoneros nuk shfrytëzuan një penallti të dhënë me VAR, edhe pse arbitri e mbylli njëherë ndeshjen.

Carrasco do të gabonte nga pika e bardhë, një moment që ka mërzitur së tepërmi trajnerin Simeone.

“Ky është momenti më i vështirë, por unë do të vazhdoj të insistoj që ky klub të marrë diçka që na nevojitet, si kualifikimi në Champions për sezonin e ardhshëm.

Griezmann është një nga gjuajtësit tanë, por ai ishte shumë i lodhur.

Carrasco e mori topin përpara se arbitri t’i drejtohej VAR-it. Nëse një lojtar kërkon të godasë dhe zgjedh këtë mënyrë, atëherë shokët e skuadrës bien dakord dhe e lejojnë të gjuajë”, deklaroi tekniku i Atleticos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat