Nuk ndal sulmet ndaj trajnerit

Futboll

Nuk ndal sulmet ndaj trajnerit

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 22:09
Nuk ndal sulmet ndaj trajnerit

Antonio Kasano nuk ndal sulmet e tij ndaj Masimiliano Alegrit. Ish-sulmuesi italian, duke folur në Instagram, ka komentuar situatën e bardhezinjve dhe eliminimin e turpshëm të tyre nga Liga e Kampioneve. Sipas Kasanos, situata mund të ishte edhe më keq.

“E kam parë keq. Mendonim të gjithë se do të bënin keq, por kanë bërë një katastrofë, pasi te rezultati 4-1 mund të përfundonte 7-1. Kanë shpëtuar vetëm dy, më saktësisht Kostiç dhe Iling Zhunior, që hyri dhe bëri 2-3 shpërthime, por pjesa tjetër ishte katastrofë. Benfika ia bëri kokën si një top, mund t’i bënte 6 apo 7 gola.

Dhe në përfundim, çfarë thotë trajneri? Që nuk është një dështim. Ke bërë 1 fitore në 5 ndeshje, nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Juventusit. Dole jashtë në grupe. Ishe i lumtur që gjete Benfikën?

Mirë, po e shoh edhe unë. Jam i lumtur. Tani rrezikojnë edhe të mos shkojnë në Ligën e Europës, por të shkojnë atje do të thotë të luajnë të enjten dhe të dielën. Katastrofa vazhdon.

Unë nuk di më çfarë epiteti të përdor për trajnerin që vazhdon të kërkojë alibi pas alibie. Rikthehet ky, kthehet ai tjetri.

Duhet të jemi më shumë kështu, duhet të jemi më shumë ashtu. Nuk ia del që të bëjë skuadrën e tij të bëjë tre pasime. Është një katastrofë.

Nuk e kuptoj aspak klubin, çfarë pret që ta largojë pas kësaj humbje, pasi humbin shumë para duke dalë nga Liga e Kampioneve. Vazhdojnë ta mbajnë ende, boh… Kjo është pyetja që i bëj vetes”, ishte shpërthimi i Kasanos ndaj Alegrit dhe Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat