Zeqiri gjen rrugën drejt rrjetës, por zhgënjen Basel

Futboll

Zeqiri gjen rrugën drejt rrjetës, por zhgënjen Basel

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 23:07
Zeqiri

Janë mbyllur tetë ndeshjet e raundit të pestë të fazës së grupeve të Conference League që ishin planifikuar për t’u zhvilluar në mbrëmje.

Basel është ndalur në barazimin 2-2 ndaj Zalgiris, me golat që për vendasit i realizuan Diouf në minutën e 2’ dhe Zeqiri në minutën e 18’.

Teksa për Zalgiris realizoi Oyewusi në minutën e 43’ dhe po ai në minutën e 62’.

Ky barazim lë ende të hapur garën për kualifikimin në Play-Off e 1/8-ave me Slovan Bratislava, pasi janë me pikë të barabarta, pra me nga 8 ndeshje secila.

west Ham fitoi minimalisht 1-0 ndaj Silkeborg, me golin e vetëm të kësaj sfide që e realizoi Lanzini në minutën e 24’, duke realizuar nga pika e badhë e penalltisë.

“Hammers” marrin kështu fitoren e pestë radhazi në grupet e Conference League, ndërsa shkojnë në kuotën e 15 pikëve dhe sigurojnë Play-Off e 1/8-ave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat