Përparim Hetemaj i shënon Romës së Mourinhos në kryeqytetin e Finlandës

Futboll

Përparim Hetemaj i shënon Romës së Mourinhos në kryeqytetin e Finlandës

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 23:08
Pamje nga ndeshja

Përparim Hetemaj i shënon Romës së Mourinhos në kryeqytetin e Finlandës!

Roma mori një fitore 2:1 në transfertën finlandeze ndaj HJK Helsinkit.

Verdhekuqtë janë të dënuar të fitojnë edhe sfidën e fundit ndaj bullgarëve të Ludogorets, javën e ardhshme në “Olimpico”.

Tammy Abraham në pjesën e parë dhe një autogol në të dytën, vulosën suksesin e skuadrës së Mourinhos, ndërsa Helsinki barazoi përkohësisht me shqiptarin Përparim Hetemaj.

Për HJK shënoi Hetemaj (54') dhe për Romën Abraham (41') e Hoskonen (62'-autogol).

Në Grupin C të Europa League, Betis kryeson me 13 pikë, pasojnë Ludogorets me 7, Roma 7 dhe HJK 1 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat