Daja: Orari është i ngjeshur nuk është e lehtë

Futboll

Daja: Orari është i ngjeshur nuk është e lehtë

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 23:35
Daja

Ballkani edhe matematikisht i ka humbur gjasat për kualifikim nga faza e grupeve në Ligën e Konferencës.

Suharekasit u mposhtën sonte në “Fadil Vokrri” nga Slavia Praga me rezultat minimal 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 75-të, e që në fund doli të ishte edhe goli i eliminimit.

Pas ndeshjes, Daja tha se merita ju shkon djemve për paraqitjet e bukura.

“Ekipi i Slavia Pragues është një ekip shumë i fortë, paraqitja ishte e mirë e djemve, kemi disa dëmtime.

Merita ju shkon djemve për paraqitjet e bukura, përballë kishim një ekip të mirë, orari është i ngjeshur nuk është e lehtë. Diferenca në vlerë të skuadrave është e lartë, por sakrifica e tyre bëri që këta djem të përballojnë këto duele”, tha Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat