Rekord i zi për Spanjën në Champions

Futboll

Rekord i zi për Spanjën në Champions

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 11:58
Rekord i zi për Spanjën në Champions

Mesjava në Champions League bën që Italia të buzëqeshë. Me përjashtim të humbjes së Juventusit, Milan, Inter dhe Napoli kanë fituar dhe bindur.

Dy ekipet e fundit kanë siguruar kalimin për në turin tjetër, ndërsa ekipi drejtuar nga Pioli do të duhet të marrë një pikë në ndeshjen e fundit në shtëpi me Salzburg.

Synimi më se real është futja e tre skuadrave në raundin tjetër të kompeticionit më të mirë europian.

Lajm shumë i mirë për ekipet italiane sa i përket renditjes në UEFA. Nga ana tjetër, Spanja po qan, pasi ka dominuar dekadën e fundit së bashku me Anglinë, Barcelona, Atletico Madrid dhe Sevilla dalin nga grupet, me vetëm Real Madrid që shkon në raundin tjetër. Për herë të parë në këtë shekull Spanja ka kualifikuar vetëm një ekip të vetëm në fazën eliminatore të UEFA Champions League

Premier League vazhdon të bëjë mirë dhe shpreson për një “poker” me Tottenham të Antonio Contes në Champions. Spurs duhet të barazojnë ndeshjen e fundit me Marsejën për të kaluar në 1/8.

Në raundin e dytë tashmë janë Manchester City, Chelsea dhe Liverpool. Surprizë e madhe për Portugalinë që tashmë ka vendosur Benficën dhe Porton dhe tani të gjithë shpresojnë te Sportingu i Lisbonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat