FC Drita: Ndeshja kundër Llapit u shtye pa asnjë sqarim nga FFK

Futboll

FC Drita: Ndeshja kundër Llapit u shtye pa asnjë sqarim nga FFK

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 16:25
FC Drita: Ndeshja kundër Llapit u shtye pa asnjë sqarim nga FFK

FC Drita ka njoftuar se është shtyrë ndeshja kundër Llapit, e paraparë që të zhvillohet këtë fundjavë.

Sipas klubit nga Gjilani, kjo ndeshje është shtyrë pa ndonjë arsye.

Gjilanasit bën të ditur se për vendimin nga Komisioni i Garave janë njoftuar përmes një emaili këtë të premte.

“Shtyhet ndeshja për të dielën pa asnjë arsye

FC DRITA shpreh shqetësimin sepse ndeshja e xhiros së 14-të e paraparë të zhvillohet të shtunën është shtyrë pa ndonjë arsye për të dielën, 30 tetor.

Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi – FC DRITA, vjen një njoftim në E-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsye në këtë rast .

Në anën tjetër, klubi ynë ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ndeshjes së paraparë për të shtunën dhe zhvendosje e ndryshime pa arsye tregojnë jo seriozitet ndaj garave.

Veprime të tilla nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar, duke treguar mos rrespekt ndaj klubeve dhe vet Superligës së Kosovës”, njofton Drita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat