Sulmuesi i Napolit bën gjestin e artë për të riun

Futboll

Sulmuesi i Napolit bën gjestin e artë për të riun

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 16:37
Sulmuesi i Napolit bën gjestin e artë për të riun

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mes një stjuardesi 18-vjeçari dhe sulmuesit Viktor Osimhen që luan për Napolin. Pas ndeshjes Romë-Napoli, i riu i është afruar sulmuesit për të bërë një foto me idhullin e tij. Ai tregoi që nuk e pritën mirë gjestin e tij saqë e përjashtuan nga puna. 18-vjeçari ka zbuluar detajet për faqen “Serie A news”.

“Duart më dridheshin kur u takova me Viktorin, ëndrra ime u bë realitet në atë moment. I tregova të gjitha fotot, videot e tij, i pëlqeu shumë. Jam i fiksuar pas tij, kërkoj gjithmonë anekdota të fshehura. Madje ai u emocionua duke parë tortën time të ditëlindjes. I kërkova Viktorit të bënim një selfie dhe menjëherë ua dërgova prindërve të mi. Ata e dinë se sa shumë doja të takoja Viktorin. Megjithatë, pas një kohe erdhi një menaxhere nga Roma dhe më kërkoi t’i jepja bexhin e stjuardesit për shkak se isha me një futbollist në vendin tim të punës.

Në atë moment Viktori u ngrit dhe i kërkoi gruas një shpjegim duke e pyetur se pse ajo po sillej kështu: “Ai është vëllai im, ai është këtu me mua.”

I thashë Viktorit të mos shqetësohej dhe do të largohesha menjëherë. Ai më pyeti “sa po të paguajnë?” ndërkohë u mundova ta qetësoja.

Mjaftoi ta takoja, por ai insistoi. I thashë shumën dhe ai filloi të tërbohej. Ai nuk mund të pranonte që unë të trajtohesha në atë mënyrë për një tarifë të tillë. Ai i tha gazetares dhe mikes së tij Oma Akatugba të më shkruante duke shtuar se do të kujdesej për situatën dhe të mos shqetësohesha.

Ai këmbënguli që të qëndroja me të, po shqetësohej që të mos humbisja punën. Ai është një person i artë, një djalë i jashtëzakonshëm dhe jo VIP i zakonshëm. Unë vërtet bëra zgjedhjen e duhur për të zgjedhur një idhull të tillë!”, përfundoi 18-vjeçari .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat