Arsenal mendon për blerje

Futboll

Arsenal mendon për blerje

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 18:45
Arsenal mendon për blerje

Arsenal mendon për blerje te Viljareali dhe Shakhtari!

SKuadra e Arsenalit është duke kaluar një periudhë shumë të mirë, ndërsa kryeson Premier Ligën në këtë fazë të elitës së futbollit anglez.

Megjithatë, përtej kësaj ecurie te “The Gunners” po mendoj për përforcime të mëtejshme.

Mediat britanike raportojnë se Arsenali po planifikon dy afrime të reja, të cilat dëshiron t’i kryejë në merkaton e janarit.

Sipas mediave britanike, në radarët e “The Gunners” kanë rënë Xheremi Pino i Viljarealit dhe Mikhajlo Mudrik i Shakhtar Donjetskut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat