Përmbyllet me sukses projekti “Girls’ Football Coaching Course”

Futboll

Përmbyllet me sukses projekti “Girls’ Football Coaching Course”

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 11:41
Përmbyllet me sukses projekti “Girls’ Football Coaching Course”

Ka përfunduar me sukses edicioni i tretë i kursit për trajnere femra “Girls’ Football Coaching Course”. Bashkëpunimi ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Norvegjisë ka bërë që mbi 20 femra të grupmoshave 18-26 vjeçe të fitojnë njohuri teorike dhe praktike në fushën e trajnimit në futboll nga inspektorët norvegjez Onar Nymoen, Irene Lunde dhe Kjell Inge.

Përgjatë katër ditëve këto vajza kanë mësuar elementet bazë të të qenit lider i një skuadre, sikur në fushë ashtu edhe në aspektin teorik.

Në ditën e fundit të kursit është organizuar festival me fëmijët me ç’rast trajneret e reja kanë pasur mundësinë që përmes punës në grupe, të shprehin njohuritë e tyre të marra nga kursi katërditor, i cili është mbajtur në Kampin Nacional në Hajvali.

Norvegjezët teksa folën për këtë edicion të “Girls’ Football Coaching Course” u ndjen të lumtur për bashkëpunimin mes dy federatave dhe pohuan se Kosova ka talent në futboll.

Edhe vajzat të cilat vijuan këtë kurs, u ndanë të kënaqura duke përvetësuar njohuri për të qenit trajner, e që nuk e kanë pasur njohuri më herët. Ndërkaq, lojërat të cilat u zhvilluan në këtë festival u pëlqyen shumë edhe fëmijëve pjesëmarrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat