Argentinos Juniors ëndërron, Ronaldo për Libertadores

Futboll

Argentinos Juniors ëndërron, Ronaldo për Libertadores

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 12:47
Argentinos Juniors ëndërron, Ronaldo për Libertadores

Argentinos Juniors ëndërron goditjen e madhe: të ketë Cristiano Ronaldon për Kupën e radhës Libertadores, në të cilën skuadra argjentinase u kualifikua falë 67 pikëve dhe vendit të katërt në renditje.

Gjithçka nisi nga rrjetet sociale dhe tifozët e klubit të Amerikës së Jugut, të cilët më pas vendosën të publikojnë një foto të CR7 me fanellën e skuadrës dhe shprehjen: “Ëndërr e madhe”.

Thashethemet nisën në Tëitter, me fansat që krijuan hashtagun #elbichoalbicho. U bë më serioze kur vetë Argentinos postoi një imazh me Ronaldon dhe fanellën e tij me numrin 7, në ngjyrat e klubit.

Në vitin 2021, skuadra argjentinase provoi një tjetër goditje të mrekullueshme, gjithmonë për të përballuar më mirë Kupën  Libertadores: për të nënshkruar me brazilianin Alexandre Pato. Ish-futbollisti i Milanit, megjithatë, në fund preferoi dollarët e Orlando dhe MLS.

Nënshkrimi me Ronaldon duket si një utopi, shkruan Clarin, pavarësisht se portugezi është i pakënaqur tek Manchester United. Ekonomia argjentinase nuk udhëton me shpejtësi të madhe. Dhe pagesa e rrogës së ish-lojtarit të Juventusit nuk duket e mundur për argjentinasit.

Në fund, skuadra e Gabriel Militos ka të ngjarë të kënaqet me përforcime “më tokësore”, por ëndrra nuk kushton asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat