Josa: Latifin nuk e llogaris këtë fazë

Futboll

Josa: Latifin nuk e llogaris këtë fazë

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 19:54
Josa

Mbrëmjen e sotme janë luajtur paralelisht sfidat Vllaznia-Erzeni dhe Teuta-Laçi. Befasia e madhe ka ndodhur në Shkodër. Vllaznia nuk mundi të administronte dot avantazhin prej dy golash, teksa shijakasit arrijë që në fund të barazojnë rezultatin.

Ishte një penallti në sekondat e fundit të kohës shtesë ajo që vulosi ndeshjen në shifrat 2-2. Ndërkohë në krahun tjetër Teuta është mposhtur në shtëpi nga Laçi. Kurbinasit fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe marrin kështu tre pikë mjaft të vlefshme. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti bo gol” në “Oversport”.

Josa (Vllaznia): “Pretendimet duhet t’ja rrisim ne vetes sonë me nivelin e lojës. Kam thënë që nuk ka më ndeshje jashtë dhe ndeshje brenda. Ndeshja me Erzenin do të ishte e vështirë. E kishim parashikuar të vështirë.

Kjo skuadër e ka treguar rritjen e saj. Problemi është menaxhimi i situatave të veçanta të lojës.

Nuk mund të flas që tani për titullin. Kur sheh gjithë atë mund të skuadrës, sepse të dyja skuadrat u munduan, qoftë Erzeni, qoftë edhe ne. Latifin nuk e kam llogaritur dhe nuk e llogaris pa mbaruar kjo fazë e kampionatit.

Sot ai plotëson 8 javë që nga krisja e këmbës. Ai mund të fillojë stërvitjen që ditën e hënë, por ishte një dëmtim i vështirë. Ka lojtarë këtu që po japin 1005 në stërvitje. Do e presim deri sa të vijë në gjendjen e tij fizike të duhur“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat