Spahiu pas fitores me Teutën: Nuk më pëlqen se si luajta sot

Futboll

Spahiu pas fitores me Teutën: Nuk më pëlqen se si luajta sot

Më: 29 tetor 2022 Në ora: 20:23
Spahiu pas fitores me Teutën: Nuk më pëlqen se si luajta sot

Laçi arriti një fitore të rëndësishme përballë Teutës me një gol të Spahiut. Ky ishte goli i parë për mesfushorin që shënon për skuadrën kurbinasve dhe për këtë gjë ai u shpreh i lumtur.

“Jam shumë i lumtur për golin. Nuk më pëlqen se si luajta sot, por jam i lumtur për tre pikët.

Ma dha topin mirë Mazrekaj. Flas mirë me Mentorin. Ma pasoi mirë dhe e shtyva në rrjetë.

Jemi më mirë në formën fizike. Edhe nga ana taktike jemi më mirë. profesori na jep shumë siguri. Ndihemi më mirë. tani të shohim në ndeshjen me Partizanin.

Nerva loje. Nuk kam asgjë personale me Karabecin.

Shpresoj të vazhdojmë kështu. Këto ndeshjet e fundit nuk kemi qenë keq. Duhet të vazhdojmë kështu dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin me sa më shumë gola e me sa më shumë asiste.

Këtu është fizik pak. Kur driblon një lojtar, të vijnë të tjerët njëri pas tjetrit. Kur dribloja në Belgjikë një lojtar, isha pak më i lirë. Është pak fizik.

Më pëlqen të luaj më shumë si 10. Trajneri e di më mirë, ka pas luajtur futboll më përpara nesh. Ndihem më mirë si 10-ësh, por luaj aty ku më kërkon trajneri dhe për të ndihmuar ekipin”, u shpreh Spahiu për “Oversport”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat