Brighton ka një mesazh për Liverpool-United

Futboll

Brighton ka një mesazh për Liverpool-United

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 11:50
Brighton ka një mesazh për Liverpool-United

Brighton mposhti 4-1 Chelsea e ish-trajnerit Graham Potter. Djemtë e Roberto De Zerbit zhvilluan një ndeshje perfekte dhe e merituan plotësisht fitoren. Skuadra po luan një futboll të bukur me italianin në stol, teksa Moises Caicedo është një “bishë” në mesfushën e skuadrës.

Klubi anglez investoi 5 milionë euro për kartonin e tij në shkurtin e vitit 2021. Më pas huazimi në Belgjikë te Beerschot, teksa Caicedo u rikthye në “The Amex Stadium” në janar. Edhe pse vetëm 20 vjeç, ai numëron 25 ndeshje dhe 2 gola me kombëtaren e Ekuadorit.

Caicedo cilësohet si një nga lojtarët e rinj më interesantë që do të marrë pjesë në Katar 2022.

Dy klube të mëdha si Liverpooli dhe Manchester United po garojnë mes tyre në merkato për shërbimet e “luftëtarit” latin.

Edhe Neëcastle nuk mbetet pas, “Qymyrxhinjtë” janë gati të hapin thesin për ta transferuar në “St James Park”, ndërkohë që shtypi anglez raporton se drejtuesit e Brighton janë gati ta shesin vetëm një kusht: duhen paguar 85 milionë paund për karton e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat