Gattuso nuk u pajtua me deklaratën e Xavit

Futboll

Gattuso nuk u pajtua me deklaratën e Xavit

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 12:30
Gattuso nuk u pajtua me deklaratën e Xavit

Barcelona regjistroi fitoren e tretë radhazi në La Liga, pasi mposhti Valencian në “Mestalla” të shtunën mbrëma.

Barça e fitoi këtë ndeshje me rezultatin 0:1, falë një golit të shënuar në minutat e fundit nga Robert Lewandowski.

Xavi deklaroi pas ndeshjes se skuadra e tij e meritoi fitoren, pasi luajti më mirë dhe se nuk u dorëzua deri në fund.

Megjithatë, me deklaratën e tij nuk është pajtuar Gennaro Gattuso. Italiani tha se ai duhet të ketë parë një ndeshje tjetër nga trajneri i Barcelonës.

“Duhet të kem parë një ndeshje tjetër. Unë e respektoj shumë Xavin sepse mendoj se është një trajner i mrekullueshëm. Më pëlqen mënyra se si e kupton futbollin. Më pëlqen edhe si person”, tha fillimisht trajneri i Valencias.

“Por, e përsëris, mendoj se në pjesën e parë rrezikuam dy ose tre herë. Nuk më kujtohet ndonjë shans e Barcelonës në pjesën e dytë. Kishin vetëm katër ose pesë goditje. Kjo është pse them se shikuam ndeshje të ndryshme. Nuk e di, por mendoj se ishte një ndeshje e mirë dhe normale. Barcelona ka një ekip me shumë kualitet të madh, por nëse Xavi thotë se ishte superior ndaj nesh, mirë, e pranoj, por nuk pajtohem me të”, deklaroi Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat