A do të largohet Bellingham nga Dortmundi?

Futboll

A do të largohet Bellingham nga Dortmundi?

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 14:11
A do të largohet Bellingham nga Dortmundi?

Supertalenti i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham iu është përgjigjur thashethemeve lidhur me të ardhmen e tij.

Ylli anglez është një nga më të kërkuarit në Evropë. Bellingham thotë se nuk është duke e menduar largimin nga ‘milionerët’ e Gjermanisë.

“Sinqerisht nuk po mendoj për diçka të tillë. Unë jam i fokusuar vetëm në ndeshjet e ardhshme me Borussia Dortmund”, tha ai.

Bellingham kërkohet nga top-klubet evropiane përfshirë edhe Liverpoolin dhe Real Madridin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat