Broja përfundon në listën e dëshirave të gjigantit spanjoll

Futboll

Broja përfundon në listën e dëshirave të gjigantit spanjoll

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 17:44
Broja

Armando Broja duket se do të largohet nga Chelsea qysh në afatin kalimtar të dimrit.

Sulmuesi shqiptar ka rinovuar kontratën me Cheslean deri në verën e vitit 2028, por ai nuk është në planet e trajnerit Graham Potter.

Edhe gjatë afatit kalimtar veror pati shumë oferta në drejtim të Chelseat për Brojën, por në fund klubi vendosi ta mbante në radhët e veta.

Gjithsesi duke parë hapësirat e pakta që ka, tani vet lojtari dëshiron një skuadër tjetër ku mund të luaj më shumë.

Everton, Southampton dhe West Ham United e duan në Angli, derisa interesim për të ka shprehur edhe Sevilla dhe AC Milan.

Por së fundmi një top klub evropian është futur në garë dhe dëshiron transferimin e shqiptarit në janar.

CalcioMercato ka raportuar se Atletico Madrid është skuadra më serioze që po konkurron me Milanin për transferimin e Brojës.

Diego Simeone e pëlqen shumë sulmuesin shqiptar dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij në Wanda Metropolitano.

Chelsea pritet t’i dëgjojë ofertat në janar për shqiptarin, por synon që të fitojë mbi 35 milionë euro nga shitja e Brojës.

21-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje në të gjitha garat me Chelsean, ku ka edhe një gol të realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat