Girona frenon Realin në La Liga

Futboll

Girona frenon Realin në La Liga

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 18:57
Girona frenon Realin në La Liga

Real Madrid ka ndarë pikët me Gironën në javën e 12-të të La Ligës. Sfida ka përfunduar me rezultatin 1-1 në “Santiago Bernabeu”.

Pas disa përpjekjeve nga të dyja ekipet, pjesa e parë u mbyll 0-0. Reali kaloi i pari në avantazh në minutën e 70’ me Vinicius.

Teksa ishin në 10 minutat e fundit të sfidës, Asensio i dhuroi një penallti kundërshtarëve. Në minutën e 81’ Stuani shënoi golin duke cuar shifrat në 1-1.

Reali vijon të ruajë kreu e La Ligës me 32 pikë ndërsa ndiqet nga Barcelona me 31 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat