Kosova fiton ndeshjen ku u sulmua fizikisht gjyqtari

Futboll

Kosova fiton ndeshjen ku u sulmua fizikisht gjyqtari

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 21:17
Kosova

Kosova e Dusselforfit ka marrë tre pikë domethënëse dhe ngritet në pozitën e dytë me 24 pas 12 jave në Bezierksliga 1, ka pesë pikë me pak se lideri VFL Juchen.

Gjyqtari u sulmua fizikisht dhe skuadra shqiptare fitoi në tavolinë zyrtare me rezultat 3:0.

“Pas një loje të rëndë, skuadra jonë fiton duke braktisur ndeshjen dhe duke fituar ndaj VFL Benrath 3:0 në tavolinë
Skuadra jonë e nisi mirë pjesën e parë.

Image

Tabela

Sidomos në 30 minutat e para skuadra jonë nuk lejoi asgjë dhe kaloi në avantazh në minutën e 20-të falë kundërsulmit të Aljusan Jasharov.

Në 15 minutat e mbetura të pjesës së parë dhe gjithashtu në 15 minutat e para të pjesës së dytë, loja ishte mjaft e fragmentuar dhe e karakterizuar nga ndërprerje të shumta loje. Në minutën e 66-të, Rilind Salihi e kalon në epërsi skuadrën tonë me një goditje të zgjuar pas një pune të shkëlqyer paraprake të Astrit Hysenit dhe shënoi për 2:0.

Për shkak të një faulli tejet josportive ndaj Irfan Nebit, kundërshtari ndëshkohet me të kuq në minutën e 73-të. Kjo shkaktoi një shkëmbim të ashpër verbal midis ekipit të trajnerëve kundërshtar dhe ekipit të referëve, derisa një tifoz apo lojtarrezervë i Benrath sulmoi fizikisht referin anësorë, duke bërë që referi të ndalonte lojën dhe ne të dalim me 3 pikë nga kjo ndeshje.

Ju falënderojmë për mbështetjen e shumtë dhe mezi presim t'ju shohim në ndeshjen e radhës në shtëpi kundër Schwarz-Weiß”, thuhet në njoftimin e FC Kosova Düsseldorf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat