Osmani: Dominuam por nuk krijuam si në ndeshjet paraprake

Futboll

Osmani: Dominuam por nuk krijuam si në ndeshjet paraprake

Më: 30 tetor 2022 Në ora: 22:11
Osmani: Dominuam por nuk krijuam si në ndeshjet paraprake

Pas 5 fitoreve rresht në ndeshjet si mysafir, Shkëndija ndalet me barazim 1:1 në transfertën me Sileksin në Kratovë. Doriev na dha epërsi me golin e 6-të sezonal, mirëpo vendasit barazuan dhe në fund duhej të kënaqemi vetëm me një pikë nga ky duel.

Qatip Osmani, tha: “Gjatë lojë kishim dominim të lehtë, kishim disa shanse që nuk i shfrytëzuam, por realisht nuk ishin mundësi 100% si kemi krijuar në ndeshjet paraprake. Gjithsesi posedimi i topit ishte në anën tonë, por mendoj se nuk ishim në nivel në finalizimin e aksioneve“. 

“E mira e kësaj ndeshje ishte se në defanzivë ishim shumë kualitativ. Te goli i pranuar mendoj se ishte mungesë komunikimi ndërmjet lojtarit që mbulonte kundërshtarin dhe portierit.

E përsëris se në këtë lojë më gëzon fakti se defanziva me të vërtetë bëri mirë, ishim të disiplinuar dhe Sileksit nuk i lejuan të krijojë raste shënimi. Normal për të fituar duhej të kishim shënuar edhe një gol që mos varemi nga një gol i vetëm dhe si që ndodhi të barazojmë“.

“E mira është se barazuan rivalët, por nuk është mirë pasi nëse do të kishim fituar do të krijonim pozitë më të mirë për veten. Megjithatë kampionati është i gjatë dhe ka ndeshje për përmirësim dhe kompensim të asaj që lëshuam sot dhe në ndeshjet tjera ku s’kemi fituar“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat