Hyseni rikthehet së shpejti

Futboll

Hyseni rikthehet së shpejti

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 11:25
Hyseni rikthehet së shpejti

FC Prishtina në javët e fundit është përballur edhe me lëndime të futbollistëve.

Mesfushori-sulmues Hasan Hyseni në ndeshjen me Malishevën e zhvilluar më 14 shtator, e ka këputur ligamentin e jashtëm laterial ndërkohë që shërimi është duke shkuar shumë mirë.

Hyseni ditët e fundit është stërvitur i diferencuar teksa javën që vjen do ta bëjë edhe një rezonancë ku më pas pritet që t’i bashkohet ekipit në përgatitje.

Ndërkohë, së fundmi në përgatitje është dëmtuar edhe mesfushori Mërgim Pefqeli.

Ai i ka dëmtuar tre ligamente të nyjës së këmbës dhe pas kontrolleve të kryera rezulton se do të mungojë 3 deri në 5 javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat