Shkarkohet nga detyra e trajnerit

Futboll

Shkarkohet nga detyra e trajnerit

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 12:45
Shkarkohet nga detyra e trajnerit

Andrea Stramaçoni nuk do të jetë më trajner i Al-Garafës në Katar!

Ish-tekniku i Interit është shkarkuar nga detyra e trajnerit në një vendim surprizë të klubit pa dhënë ndonjë arsye konkrete.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë klubi nga Katari me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar të rrjetit social “Twitter” duke falënderuar italianin për punën e përshkuar deri tani.

Vendin e 46-vjeçarit italian do ta zërë portugezi, Pedro Martins, i cili vjen pas eksperiencës te grekët e Olimpiakosit.

Stramaçoni u emërua në krye të ekipit të Al-Garafës më 2 korrik të 2021 dhe në 51 ndeshje të zhvilluara në të gjitha kompeticionet, fitoi 21, barazoi 11 dhe humbi 19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat