Barcelona i veçon katër lojtarë “gratis” për vitin 2023

Futboll

Barcelona i veçon katër lojtarë “gratis” për vitin 2023

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 15:20
Barcelona

Barcelona i ka veçuar futbollistët të cilët synon t’i transferojë në verën e vitit 2023.

“Blaugrana” në fakt i ka zgjedhur katër lojtarë që do të jenë të lirë që nga 1 korriku i vitit tjetër.

Bëhet fjalë për Diogo Dalotin e Manchester Unitedit për mbrojtje, N’Golo Kanten e Jorginhon e Chelseat për mesfushë dhe 17 vjeçarin Youssufa Moukoko për sulm.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”.

Klubi katalunas ndërkohë nuk e përjashton mundësinë e investimit edhe në janar të vitit që po vjen.

Barça ishte njëri prej klubeve më aktivë në afatin kalimtar të verës, por gjërat nuk kanë shkuar dhe aq mirë për ekipin e Xavi Hernandezit, i cili u eliminua nga Liga e Kampionëve, ndërsa në La Liga gjendet në vendin e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat