Futbollisti kërkon të ndryshojë Kombëtaren vetëm 20 ditë para Botërorit

Futboll

Futbollisti kërkon të ndryshojë Kombëtaren vetëm 20 ditë para Botërorit

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:18
Futbollisti kërkon të ndryshojë Kombëtaren vetëm 20 ditë para Botërorit

Të largohesh nga Kombëtarja për të përfaqësuar një shtet tjetër, vetëm pak ditë para nisjes së Botërorin e Katarit? Tingëllon e pamundur për shumë por jo për futbollistin e PSV, Anwar El Ghazi.

Lojtari po mendon të ndryshojë pasaportën më pak se tre javë para fillimit të Botërorit. El Ghazi ka lindur në Barendrecht, Hollandë, më 3 maj 1995, por ai gjithashtu ka nënshtetësi marokene për shkak të origjinës së tij familjare.

Futbollisti do të shqyrtonte mundësinë e braktisjes së kombëtares holandeze për të veshur fanellën e Marokut, duke marrë pjesë edhe në Kupën e Botës. Ish-lojtari i Aston Villa-s ka zhvilluar  dy paraqitje zyrtare me fanellën e Holandës, që daton në vitin 2015, kundër Kazakistanit dhe Republikës Çeke.

Por sa e mundur është kjo? FIFA ka rishikuar këtë pjesë të rregullores: nga viti 2020, në fakt, një lojtar mund të zgjedhë një kombëtare tjetër nëse ka luajtur maksimumi tre ndeshje me atë të mëparshmen para se të mbushë 21 vjeç.

El Ghazi zhvilloi dy ndeshje kur ishte 20 vjeç, prandaj mund të shpresojë ende për të arritur në Kupën e Botës si lojtar i Marokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat