Kroos: Do të pensionohem te Reali, nuk dua tjetër ekip

Futboll

Kroos: Do të pensionohem te Reali, nuk dua tjetër ekip

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 18:02
Toni Kroos

Njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, Toni Kroos iu është adresuar mediave sa i përket situatës aktuale me kontratën e tij te Real Madridi.

Kroos tha se dëshiron që të pensionohet te Reali, dhe se nuk dëshiron që të luajë për ndonjë skuadër tjetër.

“Unë do të pensionohem këtu te Real Madridi, vetëm se nuk e di kur. Unë nuk dua që të luajë për ndonjë skuadër tjetër”, tha Kroos.

“Ne kemi planifikuar bisedime me klubin në vitin 2023 për të diskutuar për të ardhmen time, kështu që unë do të vendos vitin e ardhshëm”, shtoi më tej mesfushori gjerman.

Që prej kalimit nga Bayern Munichu te Real Madridi në vitin 2014, Kroos ka arritur të bëjë 381 paraqitje për gjigantin spanjoll në të gjitha garat, duke regjistruar 25 gola dhe 86 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat