FC Struga Trim Lum reagon ndaj Komisionit të Arbitrimit: Mospranimi i gabimit na shqetëson!

Futboll

FC Struga Trim Lum reagon ndaj Komisionit të Arbitrimit: Mospranimi i gabimit na shqetëson!

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 23:18
FC Struga Trim Lum

Analiza e fundit e Komisionit të Arbitrimit ka detyruar FC Struga Trim Lum që të reagoj dhe të kërkojë shpjegim se si është analizuar arbitrimi në ndeshjen kundër Bregallnicës (2-2).

Reagimin e liderit të kampionatit ua sjellim në tërësi pa ndërhyrje:

"Klubi i F.C. Struga TRIM & LUM është munduar të ju përmbahet reagimeve të këtilla ndaj arbitrimeve, por analiza e fundit e komisionit të arbitrimit na detyron te kërkojmë një shpjegim, se si është analizuar e njëjta.

Situata e dyshimte tek goli i ekipit mik në minutën 24-të, të ndeshjes së fundit kundër Bregallnicës, gjë që ndikon dretpërdrejtë në rezultatin e ndeshjes.

Me këtë rast duam gjithashtu të shprehim indinjatën tonë ndaj arbitrimit të dobët dhe neglizhent në fushën e blertë, e sidomos në ndeshjet e fundit, ku ekipi jonë është dëmtuar në 3 nga 4 ndeshjet e zhvilluara (këtë gjë e konfirmoni vetë ju në analizat e bëra):

 Java 10 – pranë rezultatit 0:0, penalti e paqënë e akorduar në favor të ekipit kundështar, #FCShkupit, ndeshja përfundon 1:0 në favorin e tyre.

Ndeshja 1/8 e finales së Kupës kundër Rabotniçkit, gol i anuluar për pozitë jashtë loje, vendim i çuditshëm duke parë se lojtari që godet topin, është para sulmuesit të ekipit tonë i cili shënon.

Java 13 – pranë rezultatit 1:0 në favorin tonë, ekipi mysafir i #Bregallnicës shënon golin e barazimit, arbitri gjykon se pozicioni i lojtarit është i rregullt dhe lejon loja të vazhdojë.

Komisioni i arbitrave pranë Фудбалска Репрезентација на Македонијаi jep të drejtë anësorit (Pamjet tregojnë krejtësisht një gjë tjetër).

Gabimet në arbitrim kanë ndodhur dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen dhe për këtë ne si klub jemi të vetëdijshëm dhe i pranojmë, por në 4 ndeshjet e fundit ekipi ynë është bërë pre e gabimeve, në 3 prej tyre gjë që ndikon në ecurinë, objektivat dhe gjendjen e ekipit në vazhdimësi të kampionatit.

Mos pranimi i gabimit dhe konfirmimi me plotë siguri i tij na shqetëson dhe na shtyu për të bërë këtë reagim dhe njëkohësisht të kërkojmë shpjegim nga Komisioni i arbitrave se si në këtë situatë deklarojnë se goli ishte i rregullt.

Cilat janë pamjet që janë paraqitur në këtë komision që e konfirmojnë me aq siguri golin e ekipit mik

Ne si klub nuk kërkojmë që të vendoset gishti në arbitra të caktuar dhe ata të dënohen, aspak, por kërkojmë që kur gabimet të bëhen të reflektohet mbi ta dhe të përmirësohet arbitrimi në fushë dhe imazhi i arbitrave dhe Komisionit të arbitrimit për një futboll më të bukur dhe pa ndikime", reagon Struga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat