Anis Mehmeti realizon një tjetër kryevepër në Angli

Futboll

Anis Mehmeti realizon një tjetër kryevepër në Angli

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 12:27
Anis Mehmeti

Anis Mehmeti është në formë të jashtëzakonshme në këtë sezon të ri. Lojtari shqiptar ka shënuar golin e 7, duke iu afruar Clarke Harris të Peterborough që kryeson listën e golashënuesve me 11 realizime deri tani.

Megjithse Mehmeti është përdorur në mesfushë, sërish ka arritur që të prodhojë kaq shumë gola.

Reja është i detyruar që ta ftojë këtë element që po shkëlqen kaq shumë në League One. Mehmeti e meriton padyshim ftesën e Shqipërisë për miqësoret ndaj Italisë dhe Armenisë.

Goli i djeshëm i ardhur ndaj Port Vales ishte një tjetër kryevepër, ku Anisi ka shfaqur të gjithë potencialin e tij.

Futbollisti shqiptar realizoi golin e parë të takimit në minutën e 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat