Incident i rëndë në një ndeshje futbolli në Kumanovë, rrihen nxënësit shqiptarë me ata maqedonas

Futboll

Incident i rëndë në një ndeshje futbolli në Kumanovë, rrihen nxënësit shqiptarë me ata maqedonas

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 13:43
Objekti i shkollës

Një incident i rëndë ka ndodhur dje në sallën e sportve të SHMK “Pero Nakov” në Kumanovë gjatë një ndeshje në futsall, kur nxënësit shqiptar të SHMK “Ismet Jashari” nga komuna e Likovës janë sulmuar dhe rrahur nga nxënësit maqedonas të SHMT “Nace Bugjoni”, në garat e organizuara nga Federata e sportit shkollor të RMV-së.

Incidenti ka ndodhur në momentin kur nxënësit shqiptar kanë shënuar golin e epërsisë në fund të ndeshjes (gol i kualifikimit), dhe nga pakënaqësia e rezultatit nxënësit maqedonas kanë nisur t’i sulmojnë dhe t’i rrahin nxënësit shqiptarë. Profesori i edukatës fizike Berat Avdiu thotë se nxënësit e tyra janë sulmuar dhe rrahur edhe nga publiku që ka hyrë në parket.

Profesori Avdoi shtoi se gjatë ndeshjes janë fyer edhe në baza nacionale.

Ndërsa, drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Ismet Jashari”, Isni Aliji tha për Open-TV se nga rrahjet kanë marrë lëndime të lehta dhe të rënda i gjithë ekipi i tyre. Ai tha se si shkollë do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore./Open-TV.

Si më poshtë mund të ndiqni intervistat me prof. Bera Avdiu dhe Drejtorin Isni Aliji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat