Arrestimi i Pavard, Nagelsmann: Ai e ka kuptuar gabimin

Futboll

Arrestimi i Pavard, Nagelsmann: Ai e ka kuptuar gabimin

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 14:06
Arrestimi i Pavard, Nagelsmann: Ai e ka kuptuar gabimin

Benjamin Pavard, i cili u arrestua në gjendje të dehur disa javë më parë, “e kuptoi gabimin e tij”, tha të martën mbrëma trajneri i tij në Bayern Munich, Julian Nagelsmann, duke konfirmuar informacionin e publikuar nga mediet gjermane.

“Klubi reagoi mirë, Benji reagoi mirë, ai e kuptoi gabimin e tij, gjë që është e sigurt,”-shpjegoi Julian Nagelsmann për mediet të martën mbrëma pas fitores 2-0 të ekipit të tij kundër Interit në Champions League, me golin e parë në Mynih që e shënoi Pavard gjysmë ore pas nisjes së ndeshjes.

Më tej trajneri i kampionëve në fuqi të Gjermanisë theksoi se Pavard arriti të shënojë në një ditë që s’ishte aspak e lehtë për të.

“Jam i lumtur që ai shënoi një gol të rëndësishëm në një ditë që nuk ishte e lehtë”, shtoi ai.

Pak orë para fillimit të ndeshjes, mediet gjermane kishin zbuluar se mbrojtësi francez ishte kapur disa javë më parë nga policia gjermane në gjendje të dehur, me nivel alkooli mbi 0.8 g për litër gjak.

Gjithashtu u raportua se lojtarit i është hequr patenta për të paktën një muaj dhe është dënuar me 500 euro gjobë, siç parashikon ligji për një shofer që kalon kufirin prej 0.5 g alkool për litër gjak. Pavard gjithashtu u gjobit me dhjetëra mijëra euro nga klubi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat