Kapen mat! Puthje dhe…

Futboll

Kapen mat! Puthje dhe…

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:27
Kapen mat! Puthje dhe…

Tashmë është zyrtare, Dileta Leota dhe Loris Karius janë në një romancë. Pas javësh thashetheme çifti kanë vendosur të dalin hapur dhe janë fotografuar duke u puthur.

Revista “Chi” i ka kapur mat në momente intime në një restorant të famshëm luksoz në Milano .

Ata janë takuar vetëm pak javë më parë në Londër në një darkë me miq të përbashkët.

Një ditë më pas ish-portierit i Liverpool, ka udhëtuar në Itali për ta parë sërish dhe, pas ndeshjes në Totenhem, është takuar sërish me prezantuesen sportive.

“Chi” kanë arritur të fotografojë mbrëmjen romantike të çiftit, në Terrazza Duomo 21. Të ulur vetëm në tavolinë, të dy shkëmbyen puthje dhe vështrime dhe më pas vazhduan mbrëmjen në rrugët e Milanos, të buzëqeshur dhe të lumtur.

 Kjo është puthja e parë në publik e prezantueses dhe portierit të Njukasëll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat