Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 11:38
Vendimet e Komisionit Disiplinor të FFK-së

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala, Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.11.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 14-të Albi Mall Superligës, xhiros së 12-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, si dhe Ligave të rangjeve tjera ,edicioni 2022-2023. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive mori këto:

Vendime:

KF ”Trepça”. Në minutën 10-të të ndeshjes Feronikeli 74 – Trepça, tifozët mysafirë ”TORCIDA” hudhin fishekzjarre në fushën e lojës, ndërkaq me të filluar pjesa e dytë prapë hudhin fishekzjarre në fushën e lojës, për çka gjyqtari kryesor është detyruar ta ndërpresë ndeshjen për dy (2) minuta. Në minutën 72, të njëjtit tifozë hudhin shishe të qelqit dhe kanaçe të mbushura, në fushën e lojës dhe si pasojë gjyqtari detyrohet prapë ta ndërpresë ndeshjen dhe të kërkojë zbrazjen e tribunave ku ishin të vendosur tifogrupi ”Torcida”.

Kjo ndërprerje zgjati 60 minuta, derisa grupi problematik është larguar nga stadiumi. Sipas protokollit zyrtar të ndeshjes Feronikeli 74 – Trepça. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 1000euro. Afati i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).( Recedivist).

Menaxheri i FC ”Drenica”, Granit Koci nr ID.000944M91. Pas përfundimit të ndeshjes Ferizaj-Drenica , para hyrjes në lokalet zyrtare, fyen dhe ofendon gjyqtarin kryesor të ndeshjes duke i thënë: ”Ju kanë dërguar të na dëmtoni qëllimisht”. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Drenica. Bazuar në nenin 42. 1 paragrafi A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore – Qortim.

Lojtari i KF ”Fushë Kosova” , Nasuf Berisha me nr fanelle 4 dhe nr ID.004350M92. Në minutën 30-të , shkakton ndërhyrje të pa lejuar si lojtar i fundit, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova-Vushtrria. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ” Malisheva” Gentiana Krasniqi nr fanelle 1 dhe nr ID 003416F04. Në ndeshjen e javës së 9-të , të Superligës së Femrave, Bazeli 2015 – Malisheva . Ndërhyrje e palejuar jashtë zonës së 16-it , luajti me dorë, mohoi golin skuadrës kundërshtare dhe ndëshkohet direkt me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtarja e KFF ” Intelektualet” Aulona Ibishi nr fanele 1 dhe nr ID 0211727F05 . Në ndeshjen e javës së 7-të, të Ligës së Parë të Femrave U 17 , Bazeli 2015 – Intelektualet . Ndërhyrje e palejuare jashtë zonës së 16-it, luajti me dorë, mohoi golin e skuadrës kundërshtare dhe ndëshkohet direkt me karton të kuq. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes .Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje moslojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Hapje e Procedurës :
KF”Fushë Kosova”. Lëshim në organizimin e ndeshjes: Fushë Kosova-Vushtrria. Në minutën 78- të të ndeshjes, ishte ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë lojtari i KF ”Vushtrria” nr fanelle 20 Daut Maxhuni dhe derisa po largohej drejt zhveshtoreve disa tifozë vendas ”PAMPURAT”, kalojnë rrethojat e stadiumit dhe vërsulen drejt zhveshtoreve, tre nga të cilët hynë në brenda duke tentuar ta sulmojnë lojtarin mysafir, por reagon policia dhe parandalon sulmin. Sipas raporteve te zyrtarëve të ndeshjes Fushë Kosova-Vushtrria. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i KF “ FushëKosova “ . Afati datë 08.11.2022 ora 13:00, njofton Komisioni Disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat