Aksidentohet rëndë presidenti i klubit të Serie A

Futboll

Aksidentohet rëndë presidenti i klubit të Serie A

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 16:31
Philip Platek

Presidenti Spezias në Serinë A, Philip Platek, ka pësuar një aksident të rëndë teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Sipas asaj që raporton “Il Secolo XIX”, aksidenti ka ndodhur ditët e fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Philip Platek ndodhej në Nju Xhersi kur për arsye ende të paqarta humbi kontrollin e dyrrotakut dhe u përplas.

Ai u transportua në spital ku nga analizat që iu nënshtrua rezultoi se ka thyer klavikulën dhe ka pësuar dëmtime në tru.

Kthimi në Itali i presidentit të Spezias është shtyrë për më vonë. Ai nuk do të mund ta ndjekë skuadrën e tij të paktën në ndeshje, kundër Milanit dhe Udineses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat