Vdes ish futbollisti i njohur i Kosovës 

Futboll

Vdes ish futbollisti i njohur i Kosovës 

Nga: K.G. Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:14
Hilmi Bellanica

Ka ndërruar jetë Hilmi Bellanica, ish futbollist i mirënjohur dhe shumë vite ka luajtur me sukses për Lirinë e Prizrenit.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 63- vjeçare. 

“Ndërron jetë Hilmi Bellanica!

Në Gjermani në moshën 63 vjeçare,sot  ka ndërruar jetë, ish futbollisti i Lirisë, Hilmi Bellanica.
Bellanica,  prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Fillimisht ka qenë futbollistë i Progres-exportit, në rininë e hershme, e më vonë i Lirisë.

Ndryshe, ai ka qenë pjesë e gjeneratës së artë të Lirisë, që në fund vitet 80-ta luante me sukses në ish Ligën e Dytë dhe ate unike.

KF Liria, shprehë ngushëllimet më të thella , me rastin e ndarjes së tij nga jeta, për familjen, bashkëlojtarët e kohës dhe opinionin sportiv.

Varrimi bëhet ditët në vijim, për çka opinioni do të njoftohet me kohë.

Ai, me familje nga vitet 90-ta jetoi në Gjermani”, shpreh ngushëllime KF Liria me kryetar Qemal Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat