Tomori: Uria është çelësi i suksesit të Milanit

Futboll

Tomori: Uria është çelësi i suksesit të Milanit

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:52
Tomori: Uria është çelësi i suksesit të Milanit

Fikayo Tomori ishte padyshim një nga pikat më të forta të Milanit sezonin e kaluar dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm në triumfin në kampionat, teksa në një intervistë për mediat italiane, ka zbuluar edhe çelësin e suksesit të kuqezinjve.

“Pas ndeshjes me Lazion e kuptuam se ne mund t’ia dalim dhe lindi ajo shkëndijë që na dërgoi drejt titullit. Çelësi i suksesit të Milanit është uria për të fituar dhe kjo na bën të ndihmojmë njëri-tjetrin e të sakrifikojmë të gjithë bashkë”, u shpreh mbrojtësi anglez.

Duke analizuar kundërshtarët, Tomori ka evidentuar tre prej tyre si më të vështirët për t’u markuar, teksa të parin ka renditur argjentinasin e Interit, Lautaro Martinez e pas tij, Abraham e Vlahovic.

“Lautaro është shumë i vështirë për t’u markuar, pasi ka në repertor lëvizje të ndryshme dhe është e pamundur të parashikosh çfarë do të bëjë. E kam pasur të vështirë edhe me Abraham, pasi më njeh mirë dhe mi di dobësitë. Ndërsa Vlahovic është shumë i fortë fizikisht dhe me atë trup, është e vështirë ta mbash nën kontroll”, deklaroi Tomori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat